Aksioni për pastrimin e borës edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar në të gjitha vendbanimet e komunës së Sarajit. Ekipet e pastrimit gjatë tërë ditës kanë pastruar borën, dhe është hedhur kripë me rërë, kryesisht rrugët kryesore të vendbanimeve të ndryshme.
Ekipet me mjete të rënda gjatë tërë ditës kanë qëndruar nëpër vendbanime, por territori i gjerë dhe gjatë tërë ditës ka rënë borë dhe kjo e komplikon pak situatën, për pastrimin e tërësishëm.
Aksioni i tillë do të vazhdojë nëpërteren për pastrim dhe të krijohen kushte për qarkullim të lirë të automjeteve.
Ndërsa, ekipet e NKP “Saraj”, kanë bërë pastrimin e trotuareve në Saraj të rrugës kryesore.
Komuna e Sarajit, angazhohet maksimalisht që të pastrojë rrugët, por kërkon edhe mirëkuptim nga ana e qytetarëve të komunës së Sarajit, duke pasur në konsideratë se reshjet e borës janë të pandërprera. Komuna, gjithë ashtu, ju bënë thirje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e pa nevojshme, duke shmangur aksidentet në komunikacion.