E menduan helmim ushqimi, 14-vjeçari humb njërën këmbë

Menduan se ishte vetëm një helmim ushqimi, kur në fakt ishte meningjit. Një djalë vetëm 14 vjeç, Mitchell Etherton, humbi njërën këmbë si pasojë e meningjitit.

Marketing

Ndoshta do të kishte pasur fat tjetër nëse diagnoza e sëmundjes do të ishte bërë në kohë.

I riu nisi të ndihej keq në mbrëmje, por prindërit menduan se mund të kishte pësuar ndonjë helmim ushqimi, kështu që i kërkyuan që të pushonte në shtëpi.

Por kur ditën pasuese më 4 gusht 2018, nëna pa që këmba e djalit po nxihej dhe enjtej, e dërgoi me urgjencë në spital.

I mituri anglez nga Canvey Island, në Essex, u fut në koma, ku dhe më tej u bë diagnoza e rëndë. Ai humbi njërën këmbë dhe është në fazë rekuperimi, por nëna e tij vendosi që ta ndajë historinë e të birit, në mënyrë që simptomat e shëndetit të mos nënvlerësohen.

Duke qenë se djali kishte ngrënë pulë të skuqur, gruaja mendoi se të vjellat dhe këputja ishin për shkak të ushqimit, shkruan noa.al.

Aktualisht Mithchell është mirë, por pa njërën këmbë.