Lajm i mirë për vizat: Ministri gjerman, tani është koha që kosovarët të lëvizin pa viza!

Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Gjermane Michael Roth, ka theksuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vendosura nga BE për liberalizimin e vizave.

Marketing

Roth, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin shoqëror “Twitter” ka thënë se tani është koha që kosovarëve t’iu ipet drita e gjelbër për lëvizje të lirë.“Ne do ta përkrahim fuqishëm këtë në Bruksel”, ka thënë ministri Roth.

Edhe Komisioni Evropian ka vlerësuar më 18 korrik të vitit të kaluar se Prishtina i ka plotësuar dy kushtet e mbetura për liberalizim vizash: luftën më të theksuar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që nuk ka liberalizim vizash me BE-në.