Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristjan Mickoski tha se do të bëj gjithçka që të bllokojë procesin e ndryshimit të emrit. Ai para protestuesve të tubuar para Kuvendit tha se kryeministri Zaev e ka keqpërdorur faktorin ndërkombëtarë dhe ambasadorët, për të arritur deri te ndryshimi i emrit kushtetues të shtetit. Mickoski thotë se në këtë proces të ndryshimit të emrit sheh vetëm interes personal të kryeministrit dhe pazare me drejtësinë.
Rreth pazarit të emrit dhe identitetit, po votohen ndryshime të kodit penal, ventili po lëshohet aq sa duhet për të kaluar ata akuza që kryejnë punë për disa deputetë, apo atyre të cilët i janë besnik që ia votojnë ndryshimet dhe u zvogëlohen dënimet ose iu bien poshtë akuzat. Mickoski thotë se nuk është kundër anëtarësimit në NATO dhe BE, por se dëshiron që shteti të njihet si Republika e Maqedonisë. – u shpreh – Hristjan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së