Padi penale kundër ish kryetarit të Negotinës

Prokuror kompetent publik nga Prokuroria Themelore Publike Kavadar, sot deri tek Gjykata Themelore në Negotinë ka ngritur padi penale kundër ish kryetarit të Negotinës, Vanço Apostollov, i cili ngarkohet për vepër të kryer penale keqpërdorim të detyrës zyrtare nga neni 353 alinea 2 në lidhje me nenin 1 në lidhje me nenin 45 nga Kodi Penal, njofton Zhurnal.

Marketing

Prokuroria, siç thanë nga atje, ka vërtetuar se i akuzuari në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2017 disa herë si kryetar i atëhershëm i Negotinës ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare me qëllim për të punësuar në komunë, katër nëpunës shtetëror me qëllim për të fituar përfitim patundshmërie prej gjithsej 694.583 denarë.

“I akuzuari ka vepruar kundër rregullave nga Ligji për marrdhënie pune, Ligji për nëpunës shtetëror, ligji për nëpunës administrativ dhe marrëveshjes kolektive për të njejtit, atij gjyqësor dhe organet e vetqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë ku është paraparë se puna jashtë orarit të punës mund të zgjasë më së shumti tetë orë gjatë një jave dhe më së shumti 190 orë në vit, me çka shtesa për punë jashtë orarit mund të jetë 35% nga shuma e pagës e llogaritur në orë”, thonë nga Prokuroria.

Ish kryetari i Negotinës ka bërë vepër penale duke dëmtuar buxhetin e komunës, duke nënshkruar që të punësuarve në komunë tu paguhen më tepër se 190 orë në vit dhe atë nga 40% për orë, pa patur vendim dhe raport për punë jashtë orarit, asnjë vulë arkivi, thonë nga Prokuroria.