Reshjet e dendura të borës që shoqëruan vendin ditëve të fundit, bllokuan shumë rrugë, shkaktuan aksidente e mjaft tollovi.
Ishin të shumtë qytetarët që u ankuan për rrugë të mbyllura në kryeqytet, për çka komuna e Prishtinës intervenoi menjëherë, shkruan Indeksonline.
Mirëpo, pos kërkesave për të larguar borën nga rruga, ka edhe të atillë që kundërshtojnë një gjë të tillë.
Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri ka publikuar një fotografi në Facebook ku shihen disa fëmijë duke rezistuar që kompania për pastrimin e rrugëve të largoj borën.
“Ka kërkesa për heqje të borës, por ka edhe rezistencë”, ka shkruar Tahiri.
Në këtë foto të këndshme shihen disa fëmijë duke luajtur në borë, për çka edhe i pengoi heqja e borës, me të cilën po kënaqeshin.