Qeveria me deklaratë pas miratimit të emrit të Maqedonia e Veriut

Qeveria e Maqedonisë ka uruar gjithë qytetarët dhe deputetët për përgjegjësinë e ndërmarr me të cilën vendit i hapen dyert e BE-së dhe NATO-së.

Marketing

“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në Kuvend, me pranimin e ndryshimeve kushtetuese, kanë shënuar një kapituj të ri në historinë e shtetësisë tonë. Ky akt është akt i cili flet për përgjegjësi shtetërore dhe patriotizëm të fortë për shkak se i bën të realizueshme dy interesat më të mëdha shtetërore, anëtarësimi në NATO dhe BE. Deputetët, duke pasur parasysh interesin më të lartë të qytetarëve, votuan për marrëveshje e cila mundëson integrim të vendit tonë si shtet i pavarur, me konfirmim të plotë të dallimeve identitare të maqedonasve dhe të gjithë qytetarëve të vendit”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Arritja e këtyre të mirave thonë nga Qeveria, ka ardhur me precizimin e emrit të shtetit me përcaktim gjeografik: Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Gjuha maqedonase do të jetë e njohur ndërkombëtarisht në të gjitha aleancat. Himni ynë, flamuri mbeten të njëjtit dhe të mbrojtur. Shtetësia jonë do të jetë maqedonase/ qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Sot po hapim një kapitull të ri për të gjithë qytetarët e vendit tonë, për të mirën e fëmijëve tanë. Për një shtet të qetë dhe të sigurt, ku maqedonasit, shqiptarët, turqit, vllehtë, romët, boshnjakët dhe bashkësitë tjera etnike do të jetojnë më mirë dhe jetë më prosperuese”, thuhet më tej në reagim.