Sot hyn në fuqi Maqedonia e Veriut, vendimi nuk shkon tek Ivanovi (VIDEO)

Vendimi i miratuar nga Kuvendi i Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese dhe shpalljen e tyre nuk shkon për verifikim tek presidenti i vendit Gjorgje Ivanov
Për faktin që vendimet për shpalljen e ndryshimeve kushtetuese i miraton Parlamenti dhe ato shpallen më pas në Gazetën zyrtare. Këtë e ka bërë të ditur edhe kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi.

Marketing

Sipas tij, prej sot vendimet do të shpallen dhe me këtë rrumbullaksohet procesi në Maqedoni.

“Loja në gjysëm fushën tonë ka mbaruar, tani do të duhet të mbyllet loja në gjysëmfushën greke, e cila duhet të ratifikon marrëveshjen dhe protokollin për anëtarësim në NATO, për ti hapur rrugë vendeve tjera anëtare. LLogarisim që deri në fund të vitit të mbyllet procesi i ratifikimit të protokollit për anëtarësim në NATO”, theksoi Xhaferi.