Përfaqësuesi dhe negociatori special i Kombeve të Bashkuara për problemin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Metju Nimic përmes një kumtese të lëshuar për mediat mbrëmë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese nga parlamenti në Shkup, ka përshëndetur finalizimin e implementimit të marrëveshjes së Prespës.
“Do të doja të uroj parlamentit dhe qytetarëve të vendit për këtë mënyrë demokratike në procesin e rëndësishëm që është ndërmarë, kjo marrëveshje historike mes dy vendeve do të hap dyer të reja për raportet ndërfqinjësore dhe përforcimin e paqes dhe sigurisë në Ballkan. Me padurim pres mbarimin e procesit të marrëveshjes, Kombet e Bashkuara do të përkrahin fuqishëm të dy palët”, thuhet mes tjerave në kumtesën e lëshuar nga zyra e Nimic.