Cipras cakton ministrin e ri të Mbrojtjes dhe kërkon votëbesim në Parlament

Për katër vite patëm një partnership të ndershëm… edhe pse vinim nga familje të ndryshme politike, deklaroi sot kryeministri grek, Aleksis Cipras duke iu referuar bashkëpunimit me partinë ”Grekët e pavarur” (ANEL) dhe liderit të saj, Panos Kamenos, i cili njoftoi largimin nga koalicioni qeveritar dhe nga posti i ministrit të Mbrojtjes.

Marketing

“Pranova dorëheqjen e tij”, tha Cipras për gazetarët.
”Ministri i ri i Mbrojtjes do të jetë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare Helene, admirali Evangjelos Apostolaqis”, shtoi Cipras duke theksuar se qeveria do të përpiqej të rinovonte mandatin e saj duke kërkuar menjëherë një votëbesim në parlament.