Tevdovski dhe Angellovska-Bezhoska në forumin “Euromani” në Vjenë

Ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska-Bezhovska do të marrin pjesë në forumin e Evropës Qendrore dhe Lindore, të cilin për të 24-ët herë e organizon “Euromani” në Vjenë.

Marketing

Tevdovski, kumtoi Ministria e Financave, do të marrë pjesë në panelin ministror, në të cilin do të marrin pjesë edhe ministrat e Financave të Hungarisë dhe Shqipërisë, Gabor Gion dhe Arben Ahmetaj. Ai do të flasë për pritjet afatshkurta dhe  afatgjata për ekonominë, investimet dhe pritjet  e Maqedonisë për rejtingun kreditor.

Në kuadër të forumit janë paraparë diskutime për më shumë çështje, si bashkëpunimi tregtar mes vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore, inovacionet në banka dhe tema të tjera.

“Euromani” është një nga ngjarjet e rëndësishme në lëmin e financave në Evropë. Në të rregullisht marrin pjesë më shumë se një mijë pjesëmarrës-ministra të financave, guvernatorë të bankave qendrore, drejtorë të institucioneve financiare dhe investitorë. Në këtë forum diskutohet për çështjet më të rëndësishme për tregjet në Evropën Qendrore dhe Lindore.