Fermerët e Kërçovës deri më 9 shkurt mund të aplikojnë për mjete nga programi IPARD

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural si një institucion kompetent dhe organ dakordues për zbatimin e Instrumentit për ndihmë parainkuadruese për zhvillim rural të BE-së nga zyra e hapur në Kërçovë, u bëri thirrje të gjithë personave të interesuar fizikë dhe juridikë nga qyteti dhe rrethina të dorëzojnë kërkesë për shfrytëzimin e mjeteve materiale nga IPARD Progarmi për vitin 2014-2020.

Marketing

Në zyrën e Agjencisë në Kërçovë, shfrytëzuesit potencialë mund të marrin ndihmë këshillëdhënëse dhe teknike si dhe ndihmë gjatë përpunimit të propozim projektit teknik për aplikim të suksesshëm të programit IPARD, sqaroi përfaqësuesi i zyrës në Kërçovë, Lupço Danillovski i cili shtoi se deri më tani ka interes për aplikim edhe pse numri i saktë do të dihet pas afatit përfundimtar.

Mbështetja financiare përbëhet nga 75 për qind e mjeteve të siguruara nga Instrumenti për ndihmë parainkuadruese për zhvillim rural të BE-së (IPARD) në pajtim me Marrëveshjen financiare 2014-2020 dhe 25 për qind mjete të siguruara nga buxheti i Republikës së Maqedonisë.

Mjetet financiare në kërkesë individuale ndahen si mbështetje të pakthyeshme financiare (grant) në vlerë prej 60 për qind nga vlera e shpenzimeve të përgjithshme të pranueshme të investimeve për masën e Investimeve në mjete materiale të ekonomive bujqësore.

Për qindja rritet deri në 65 për qind për investime nga ana e fermerëve të rinj (persona fizikë të moshës prej 18 deri në 40 vjet në ditën e parashtrimit të kërkesës për mbështetje financiare) dhe 70 për qind për investime në ekonomitë bujqësore në rajonet malore.

Afati i fundit për parashtrimin e kërkesës është 9 shkurti i vitit 2019. Mbështetja e përgjithshme financiare arrin 11.883.772 euro