Nesër nis debati për votëbesimin e qeverisë “CIPRAS”

Qeveria e kryeministrit grek Aleksis Cipras pritet të mërkurën të përballet me votëbesim. Debati për votëbesimin do të fillojë nesër në orët e paradites. Ky vendim është marrë edhe me kërkesë të vetë kryeministrit Cipras, pas dorëheqjes së Ministrit të Mbrojtjes, pra kreut të grekëve të pavarur Panos Kammenos, me qëllim që mos të ratifikohet Marrëveshja e Prespës.

Marketing

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Qeverisë Dimitris Canakopulos deklaroi se votëbesimi nuk ka të bëjë me Marrëveshjen e Prespës. ëto janë dy vota të ndryshme që nuk parashikojnë njëra tjetrën. Mendimi im bazohet në pozicionet e forcave politike deri më tani. Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës është siguruar nga kuvendi aktual”. – theksoi Dimitris Canakopulos zëdhënës i Qeverisë greke.

Dorëheqja e kreut të grekëve të pavarur Panos Kammenos, nuk u mbështet nga të gjithë funksionarët e tij në pushtet. Haptas në mbështetje të kryeministrit Cipras, dolën zëvendësministri i Bujqësisë, Vasilis Kokalis dhe ministrja e turizmit Elena Kundura, të cilët më pas, Kamenos i largoi nga grupi parlamentar i Grekëve të pavarur.

Jam i bindur se kjo Qeveri duhet të fitojë mundësinë që ta përfundojë punën e saj me një sërë reformash të mëdha dhe ligje të cilat do ta kthejnë vendin në vend normal dhe do të tejkalojnë çfarëdo qoftë skenari për destabilizim”. – është shprehur Zëvendësministri i Bujqësisë, Vasilis Kokalis
Kreu i grekëve të pavarur, Kamenos, Kokalisin dhe Konduran i akuzoi se e kanë shitur votën e tyre me kolltukët ministrorë.

Ndërsa deputeti i Grekëve të pavarur Tanasis Papahristopulos deklaroi se fillimisht do të votojë për Marrëveshjen e Prespës dhe më pas do të japë dorëheqje nga posti i deputetit. Sot pozicioni i Panos Kamenosit si ministër i Mbrojtjes, u zëvendësua menjëherë me emërimin e Evangelos Apostolakis.

Ndërkaq, në qoftë se kryeministri grek Aleksis Cipras merr sërish besimin nga Kuvendi grek, atëherë menjëherë do të vendoset në ratifikim edhe Marrëveshja e Prespës. Siç kanë deklaruar shpesh herë zyrtarët e lartë grek, sapo kjo Marrëveshje të ratifikohet, menjëherë do të votohet edhe protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.