Rreth shpalljes së Ligjit për Gjuhët në Gazetën zyrtare ka reaguar edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare duke paralajmëruar se kjo është vepër penale për të cilën mund të përfundohet në burg.
“Paralajmërojmë drejtorin e Gazetës Zyrtare, Martin Kostovski se shpallja e Ligjit për gjuhët në Gazetën Zyrtare është vepër penale për të cilën shkohet në burg dhe të cilën e bartë drejtori I Gazetës zyrtare dhe të gjithë të involvuarit e tjerë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. Nga kjo parti theksojnë se LSDM-ja edhe njëherë ka dhunuar demokracinë dhe ka shkelur rendin kushtetues në Republikën e Maqedonisë.