Risteski: Nënshkrimi i ligjeve, në pajtim me Kushtetutën

Profesori Temellko Risteski vlerëson se nuk ka asnjë bazë ligjore për përgjegjësi penale ndaj kreut të Kuvendit Talat Xhaferi, pas nënshkrimit të dekretit për ligjin e gjuhëve. Sipas tij, përgjegjësi duhet të mbajë presidenti, për mbajtjen peng të ligjeve të cilat disa herë kanë marrë miratimin e deputetëve.

Marketing

Veprimi i kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, dërgimi i ligjit për përdorim të gjuhëve dhe ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë për publikim në Gazetën Zyrtare, dhe publikimi në Gazetën Zyrtare është plotësisht në pajtim me Kushtetutën. Presidenti tregoi mos-respekt mbi Kushtetutën, tregoi mos-respekt të shëmtuar të Kuvendit dhe mos-respekt të shëmtuar të vullnetit tonë, shumicës së qytetarëve dhe për këtë ai duhet të mbajë përgjegjësi.

Presidenti i vendit është i detyruar ta nënshkruaj dekretin për shpalljen e ligjit pas votimit të dytë nga ana e Kuvendit. Në bazë të kësaj, vepër penale këtu ka bërë presidenti i vendit dhe jo kryetari i Kuvendit dhe drejtori i Gazetës Zyrtare.” – theksoi Temelko Risteski, profesor