Bekteshi: Me ekonomi të vogël si kjo e Maqedonisë nuk mund të kemi zgjedhje çdo vit

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi shprehet se me një ekonomi të vogël si Maqedonia nuk mund të ketë zgjedhje çdo vit, por se ajo është një vendim politik.

Marketing

Dispozitat tona ligjore thonë se disa projekte gjatë fushatës, por edhe ditën e shpalljes së zgjedhjeve, nuk mund të zbatohen. Duke pasur parasysh se në vitin 2018 kemi pasur referendum në vitin 2017 zgjedhjet lokale tani kemi përgatitur të gjitha projektet që të mund të realizohen me ritmin e paraparë dhe ata nuk duhet të presin u përgjigj Bekteshi në pyetjejen që iu shtrua gjatë konferencës për shtyp në Ministrinë për ekonominë ku shpalosi programet e parapara për Ndërmarrësi, Inovacion dhe Sipërmarrësi.
Megjithatë ai theksoi se shpallja e zgjedhjeve të parakohshme është një vendim politik dhe shtoi se ata janë të gatshëm nëse partnerët e koalicionit vendosin të mbahen zgjedhje.