Bekteshi: Partneriteti privato-publik, zgjidhje për Kodrën e Diellit

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp foli edhe për investimet në Kodrën e Diellit,duke ritheksuar se Ministria e Ekonomisë mbështet turizmin në Maqedoni. Bekteshi zgjidhjen për ringjalljen e Kodrës së Diellit e sheh përmes partneritetit publiko privat.

Marketing

Ne si Ministri e Ekonomisë të cilët edhe jemi për turizmin në RM, jemi duke përgatitur një plan, ku do të formojmë një grup pune në kuadër të qeverisë, ku do të përfshihen edhe ekspert të ndryshëm të fushës së turizmit dhe do të mundohemi të gjejmë zgjidhje sa më të shpejtë dhe të vendosim në funksion qendrën turistike në Kodrën e Diellit.

Edhe unë si ministër disa herë kam pasur takim me drejtorin e ELEM turs, të cilët i bëjnë të gjitha përgatitjet, për momentin jemi duke pagatitur due deligance për Kodrën e diellit, jemi duke parë disa opsione, ndërsa një ndër to është që të shkojmë me partneritet publiko-privat , tha Kreshnik Bekteshi- ministër i ekonomisë.