Këngëtari Shpat Kasapi është njëri ndër të preferuarit e publikut.
Ai është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, por për të tretën herë atij ia kanë vjedhur llogaritë personale.
I indinjuar nga ky veprim, ai i ka qortuar publikisht personat që e kanë bërë këtë gjë.
“Informatë: Është hera e tretë që ma keni thy Facebookun dhe Instagramin tim. Instagramin e riktheva mirëpo Facebookun jo, u detyrova të hap një të ri.
Nga tani e tutje mbaj vetëm këtë Facebook dhe këtë Instagram. Turp të keni për këtë që keni bërë.”, shkruan Shpati në postimin e tij.