Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu ka paralajmëruar projektin e radhës në sferën e arsimit që pritet të realizohet gjatë këtij viti.
‘Viti 2019 padyshim se do të jetë vit i realizimit të shumë projekteve në sferën e arsimit që ishin pjesë e zërit tuaj të apelit për arsim më cilësor.
Ju njoftoj se në fund të muajit Prill të këtij viti, zyrtarisht do të fillojë të ndërtohet palestra e shumëkërkuar sportive e Shkollës Fillore “Kongresi i Manastirit”. Dëgjuam me vëmendje kërkesat e juaja, tani është e koha e realizimit të tyre’, ka njoftuar në facebook kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu.