Feja është ende një pjesë integrale e shumë shoqërive moderne, duke ndikuar në ligjet dhe sjelljet e njerëzve, si dhe mënyrën se si besimtarët lidhen me të tjerët në botë. A do të largohen fetë pas një kohe të shkurtër? Pavarësisht nga ajo që disa pretendojnë, ka pak dëshmi për këtë. Ajo që ndryshon është përbërja e besimtarëve në botë.
Krishtërimi ka qenë feja më e madhe në botë për mijëvjeçarë, por sundimi i saj mund të përfundojë diku gjatë shekullit aktual, duke u kapërcyer nga Islami. Muslimanët janë grupi më i madh fetar në rritje në botë, sipas Pew Research, duke u rritur dy herë më shpejt sa popullësira botërorë.
Ndërkohë që popullsia e botës ka gjasa të rritet me 32% në dekadat pasuese, numri i muslimanëve ndoshta do të rritet me 70%, duke u rritur nga 1.8 miliardë në vitin 2015 në rreth 3 miliardë në vitin 2060. Kjo do ta bënte këtë grup 31.1% të popullsisë së botës në vend të 24.1% që është aktualisht.