PSG e dënon Rabiotin

Situata për mesfushorin francez Adrien Rabiot nuk është aspak e mirë, pasi klubi ka marrë vendimin të mos e lejojë lojtarin të stërvitet me skuadrën e parë, por me rezervat.

Marketing

Përplasja që lojtari ka patur kohët e fundit me trajnerit Thomas Tuchel dhe drejtuesit e Paris Saint-Germainit ka sjellë këtë masë ekstreme, çka konfirmon se largimi i 23-vjeçarit nga kampionët e Francës është çështje orësh.

Sipas “Mundo Deportivo”, lojtari është duke u stërvitur me skuadrën rezervë, ose më saktë me lojtarët që në merkaton e janarit janë të destinuar të largohen. Pra, nga dita e sotme Adrien Rabiot nuk është më pjesë e skuadrës së parë dhe nuk do të grumbullohet për ndeshjen e radhës së skuadrës së PSG-së.

“Kjo është një masë e marrë nga klubi dhe unë jam i detyruar ta zbatoj. Nuk dua të mendoj për Rabiot tani, por për skuadrën që kam në dispozicion. Unë jam një person që i respektoj vendimet e klubit”, tha trajneri Tuchel. Pritet që brenda 31 janarit, lojtari të largohet nga PSG, me Barcelonën dhe Liverpool që janë interesuar më së shumti për të.