Padi për shkupjanin që kërcënoi deputetët përmes Facebook-ut

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë sot kumtoi se janë ndërmarrë masa për publikimin e shpërndarë në rrjetin social “Facebook” nga ana e një 49 vjeçari I.J. me të cilën ai ka shkaktuar rrezik të sigurisë së deputetëve në Kuvend dhe ka përhapur material ksenofobik dhe racist.

Marketing

Ai është i dyshimtë për vepër penale të bërë “rrezik të sigurisë” dhe “përhapje të materialit ksenofobik dhe racist nëpërmjet sistemit kompjuterik”.

Nga MPB theksojnë se Sektori për krim kompjuterik dhe mjekësi ligjore digjitale do të vazhdojë me aktivitetet me qëllim të sanksionimit të rasteve të tilla. U bëhet thirrje qytetarëve të cilët janë të ekspozuar në kërcënime të tilla ose që dëshmojnë për kërcënime të tilla t’i paraqesin në stacionin policor më të afërt ose në adresën elektronike [email protected].