Policia në Bullgari arrestoi 43 persona të premten, nën dyshimet për financim të terrorizmit.
Rrjeti dyshohet se ka dërguar para jashtë vendit, nëpërmjet sistemit tradicional mysliman Hawala, i cili përdor ndërmjetësit individualë në vend të bankave.
Prokurorët thanë se njëri nga të arrestuarit është shtetas sirian, me banim në Bullgari.
“Hetimi ka të bëjë me krimet e lidhura me financimin e terrorizmit”, tha zëvendësi i kryeprokurorit, Ivan Geshev.
“I dyshuari kryesor ka qenë në kontakt dhe ka financuar persona të angazhuar për sigurimin e logjistikës për organizatat ndërkombëtare terroriste”, tha Geshev, pa i përmendur emrat e tyre.
Policia tha se i ka bërë bastisjet në më shumë se 50 vende dhe 26 makina në shtatë qytete të Bullgarisë.
Autoritetet e rendit konfiskuan 32,000 euro, dokumente dhe prova të tjera, thanë prokurorët.