Mesfushori defanziv firmos deri në verë të vitit 2021, ndërsa do të luajë për herë të parë në Maqedoni pas eksperiencave në Kroaci, Slloveni e Turqi.
KF Shkëndija më kënaqësi komunikon marrëveshjen me mesfushorin defanziv, Zeni Husmani. 28 vjeçari dhe kryesia kanë gjetur akord për bashkëpunim dhe gostivarasi ka hedhur firmën në kontratën që e mban kuqezi deri verën e vitit 2021.
Bëhet fjalë për futbollist cilësorë dhe ne eksperiencë, me drejtuesit e klubit që kanë shfrytëzuar situatën e tij me klubet paraprake duke e afruar në skuadër. Ditëve në vijim pritet zgjidhja e disa barrierave administrative. Husmani sezonin aktual e nisi me Domzalen në Slloveni para se të kalonte në Turqi te Giresunspor.
‘Është kënaqësi të firmos me Shkëndijën🔴⚫ Kam luajtur jashtë por e dij se vij në klubin me tifozerinë më të zjartë, ndërkohë që klubi është rritur shumë dhe shënon rezultate edhe në arenën Europiane ‘
#Shkëndija #ZeniHusmani ✍’, ka shkruar Husmani në facebook.
Zeni Husmani ka lindur në Çegran të Gostivarit dhe në moshë shumë të re është transferuar në Kroaci. Si profesionist u promovua te skuadra e Shibenik-ut, para se të kalonte në Slloveni ku për shtatë sezone ishte pjesë e Domzales. Është paraqitur me përfaqësuesen e re të Maqedonisë, ndërsa Shkëndija e sjell për herë të parë të luajë në futbollin vendor.
Pas Agim Ibraimit, Zeni Husmani bëhet afrimi i dytë i Shkëndijës në merkaton e janarit.