Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik (SPGPM) më ashpër i dënon sulmet e mbrëmshme fizike ndaj gazetarëve dhe fotoreporterëve nga ana e shërbimeve të sigurisë të angazhuar nga Kisha ortodokse maqedonase (KOM) për manifestimin hedhja e kryqit në Shkup me rastin e festës fetare Uji i Bekuar.
Sipas deklaratave të kolegëve të sulmuar, si dhe nga anëtarët tanë dëshmitarë të incidentit, shërbimet e sigurisë të agjencisë “NIKOB”, me ashpërsi fizike janë sjellur ndaj gazetares së Kanal 5, Mirjana Mirçevska-Jovanoviq, ndaj fotoreporteres së MIA-s Ivana Batev dhe ndaj fotoreporterit të Republikës, Aleksandar Ivanovski. Gazetarja e Kanal 5 megjithatë ka marrë edhe lëndime në dorë dhe qafë, për shkak të së cilës i është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin universitar kirurgjik “Shën Naum i Ohrit”.
SSGPM kërkon nga policia dhe Prokuroria Themelore Publike thellësisht ta hulumtojnë incidentin dhe në mënyrë adekuate t’i dënojnë sulmuesit, me çka do të dërgojnë porosi se nuk ka tolerancë për çfarëdo lloj sulmi ndaj punonjësve mediatik, ndërsa veçanërisht jo për dhunë fizike gjatë kryerjes së veprimtarisë bazë, informim të opinionit.
Kjo është më se e vështirë sepse ky nuk është incidenti i parë me forcat e sigurisë së KOM gjatë Ujit të Bekuar, për shkak të së cilës përgjegjësinë për rastin e ka edhe KOM dhe e dyta, sepse me praktikë të paaftësisë së autoriteteve plotësisht kontribuohet drejt inkurajimit të sulmeve ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik.