SHGM kërkon të sanksionohen sulmuesit e gazetares Mirjana Mirçevska

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon ashpër sulmin fizik ndaj gazetares Mirjana Mirçevska Jovanoviq nga ana e pjesëtarëve të agjitacionit privat për sigurim “Nikob”, që ndodhi gjatë raportimit të saj nga shënimi i festës “Vodici” në Shkup i organizuar nga Kisha Ortodokse Maqedonase, njofton Koha.

Marketing

“Kërkojmë nga Ministria e punëve të brendshme të reagojë menjëherë dhe të hetojë incidentin duke identifikuar sulmuesin e gazetares, dhe më tej të ngre padi penale për dhunë deri te Prokuroria Publike në Shkup, pas të cilës duhet të nisë procedurë përkatëse. Gjithashtu, kërkojmë nga MPB të hetojë a ka pasur edhe gazetarë dhe punonjës mediatik të tjerë të pranishëm në manifestimin, cilëve iu është cenuar siguria fizike si dhe e drejta për të raportuar lirshëm para publikut.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në vitin 2018 premtoi se liria e mediave dhe gazetarëve janë prioritete kryesore për të cilat do të angazhohet dhe se do të ketë zero tolerancë ndaj dhunës mbi gazetarë. Nëse Qeveria sinqerisht dëshiron të dërgojë porosi të qartë se nuk do të tolerojë sulme ndaj gazetarëve atëherë duhet menjëherë ta hetojë këtë rast dhe ashpër t’i sanksionojë dhunuesit”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

Në këtë rast Kisha Ortodokse Maqedonase, thuhet mëtej në reahim, mbanë përgjegjësinë më të madhe për të siguruar kushte për raportim të sigurt të gazetarëve në mënyrë që të mund t’i kryejnë punën dhe detyrat e tyre profesionale. Me këtë incident ku kolegia Jovanoviq ishte e lënduar, përgjegjësia nuk është vetëm e sulmuesve por edhe e organizatorit.