‘Marrëveshja e Prespës’, nesër nisin procedurat në parlamentin grek

Projekt-ligji sipas të cilit po ratifikohet dhe hynë në fuqi Marrëveshja e Prespës, i cili u dorëzua dje në Parlamentit grek nga ana e qeverisë, nga dita e nesërme do t’i nënshtrohet procedurave parlamentare.

Marketing

Fillimisht, projekt – ligji të hënën pasdite do të shqyrtohet nga Komisioni për Mbrojtje Nacionale dhe Punë të Jashtme, kurse pritet që të votohet deri të premten. Marrëveshja pritet në fillim të marrë aprovimin e kryetarëve të grupeve parlamentare, më pas të komisionit në parlament dhe në fund të shumicës.

Projekt-plani i dorëzuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë është me titull “Ratifikimi i marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të cilat janë të shpjeguara në vendimet e Këshillit të mbrojtjes të Kombeve të bashkuara 817 (1993) dhe 845 (1993), ndërprerja e Marrëveshjes kohore nga viti 1995 dhe krijimi i partneritetit strategjik mes palëve” kurse përmban 3 nene. Kryeministri grek, Aleksis Ciipras ka premtuar se do të jetë i hapur dhe i duruar në gjithë proceset parlamentare që do të kalojë kjo marrëveshje.

Përderisa, partia më e madhe opozitare, Demokracia e Re, vazhdon të kundërshton këtë marrëveshje duke e quajtur të dëmshme për historinë dhe shtetin grek, pritet që deputetë nga parti të tjera opozitare në parlament do të votojnë pro marrëveshjes. Përveç 145 deputetëve të partisë së Ciprasit, marrëveshja do të mbështetet nga tre deputetë të partisë Potami, dy deputetët nga partia aleate e ish ministrit të Mbrojtjes Panos Kammenos dhe e një deputeti të pavarur.

Por gjithashtu në një intervistë të tij, ish kryeministri Jorgos Papandreu ka pohuar se edhe ai do të votojë pro marrëveshjes, ndërsa në këtë listë mund të shtohen edhe një ose dy deputetë nga socialistët grekë, duke u tejkaluar kështu shumica prej 151 votash.

Qeveria greke, në kuadër të fushatës së informimit, publikoi në gjithë mediat e së dielës, marrëveshjen e Prespës, të cilën Shkupi ia dërgoi Athinës zyrtare, pas votimit të ndryshimeve kushtetuese.