Icardi i vë një kusht Interit për ta nënshkruar kontratën e re

Mauro Icardi është shumë afër ta vazhdojë kontratën me Interin.

Marketing

Inter ka kohë që po tenton ta bind Mauro Icardin për kontratën e re, ndërsa janë shumë afër marrëveshjes.

Sulmuesi argjentinas kërkon një pagë prej 7.5 milionë eurosh në sezon, në mënyrë që ta ndryshojë klauzolën e tij.

Icardi i ka vënë kusht Interit rritjen e pagës, në mënyrë që klauzola e tij prej 110 milionë të ndryshojë.

Argjentinasi është në radarin e Real Madridit, andaj nerazurët nuk duan ta humbasin në atë çmim.