Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski kërkoi nga Qeveria të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për shkak të ajrit të ndotur. Mickoski tha se ajri i ndotur nënkupton vdekje të ngadalshme në të cilën humben jetë, ndërsa Qeveria duhet doemos të veprojë meqë bëhet fjalë për shëndetin e dy milionë qytetarëve.
Çdo ditë e kaluar pa zgjidhjen e problemit nënkupton përkeqësim të shëndetit dhe jetë të humbura. Nuk ka arsyetime. Thuajse dy vite janë në pushtet, ndërsa situata nuk është përmirësuar. Premtonin ajër të pastër, ndërsa kemi shtet që është në vendin e parë, e përsëris, vendin e parë në botë për ajrin më të ndotur. Kjo nënkupton se të gjitha masat e institucioneve janë joadekuate dhe jothelbësore, ndërsa paraqesin fiasko të vërtetë”- tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së