Higuaini nesër në Londër

Sulmuesi i Milanit Gonzalo Higuaini do të mbërrijë nesër në Londër për ta kompletuar kalimin në Chelsea.

Marketing

Sipas gazetarit të Sportitalia Alfredo Pedullas, i cili ishte i pari që solli lajmin për emërimin e Maurizio Sarrit trajner i Chelseat, Higuaini do ta nisë shumë shpejt aventurën e tij të re në fanellën e kaltër, transmeton Gazeta Express.
Kjo për faktin se i huazuar në Milan nga Juventusi do të jetë nesër në kryeqytetin e Anglisë, ku do të ribashkohet me Sarrin.

Ai pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore qysh nesër në mëngjes.

Raportohet se argjentinasi 31-vjeçar ka arritur marrëveshje me Chelsean për huazim fillestar deri në fund të këtij sezoni. Chelsea do ta kenë mundësinë t’ia zgjasë huazimin apo ta blejë atë përfundimisht në fund të sezonit.
Kalimi i Higuainit në Chelsea nënkupton se Krzysztof Piatek do t’i bashkohet Milanit, ndërsa Alvaro Morata Atletico Madridit nga Chelsea.