Ekipet e NP ‘Higjiena komunale’ gjetën shok-bombë në koshin për mbeturina

Gjatë kohës së kryerjes të aktiviteteve të tyre për mbledhjen dhe transportimin e mbetjeve komunale, punëtorët e NP “Higjiena Komunale” – Shkup, shpeshherë ekspozohen para llojeve të ndryshme të rreziqeve .

Marketing

Gjatë ditës së sotme, në qese me mbeturina, në rrugën Makedonska prepodba në komunën e Shkupit Gjorçe Petrov, punëtorët tanë vërejtën shok-bombë. Eko-patrulla e NP “Higjiena Komunale” – Shkup, menjëherë intervenoi, me çka u konstatua se bëhet fjalë për mbetje të rrezikshme nga materiale shpërthyese, për çka u informua edhe policia e cila bëri hetim në vendin e ngjarjes.

NP “Higjiena Komunale” – Shkup, apelon deri te qytetarët që në mbetjet e tyre komunale asnjëherë mos hedhin materiale toksike, të rrezikshme ose të dëmshme, të cilat mund ta rrezikojnë seriozisht shëndetin e punëtorëve të Ndërmarrjes, të cilët çdo ditë janë në kontakt me mbetje gjatë kryerjes së detyrave të punës.