Sipas ekspertes së emrave, Laura Eattenberg, emri Sofia është emri më i përhapur për bebet femra.
Pas një studimi të emrave të bebeve në 49 vende nga e gjithë bota, emri Sofia ishte në vend të parë si më i përdoruri në 9 vende, i dyti dhe i treti më i përdorur në 20 të tjera dhe bënte pjesë në listën e 25 emrave më të përdorur në 75% të vendeve të tjera
Emri madje kryesonte edhe në vendet e krishtera apo ato myslimane, gjithashtu edhe në ato shtete ku fliten 22 gjuhë të ndryshme. India dhe Kina nuk dhanë raporte të emrave të fëmijëve.
Por nga vjen e gjithë kjo dashuri për emrin Sofia?! Eattenberg nuk është shumë e sigurt, por dyshojmë se bukuria e përjetshme e Sophia Loren ka patur padyshim ndikimin e saj.
Laura u shpreh e habitur për ‘LiveScience’, se si kaq shumë vende të ndryshme, me kultura e gjuhë të ndryshme, mund kenë të njëjtat preferenca sa i takon përzgjedhjes së emrave të fëmijëve.
“Kjo padyshim tregon shumë gjera rreth mënyrës se si transmetohet kultura sot”, tha ajo. Pra nëse quheni Sofia/Sofie/Sophia ose ndonjë emër i ngjashëm i ndërmjetëm, mos u ndjeni të zakonshëm. Duhet të ndiheni me fat, sepse ka një arsye pse të gjithë e duan atë emër!