Italia dhe Franca përplasen për migrantët

Franca thirri në bisedë informative ambasadoren e Italisë, pasi zëvendëskryeministri italian i akuzoi francezët për shfrytëzimin e Afrikës dhe nxitjen e migrimit.
Luigi di Maio i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të sanksionojë Francën për politikat e saj në Afrikë.

Marketing

Ai tha se Franca “nuk ka ndaluar kurrë kolonizimin e dhjetëra shteteve afrikane”.

Di Maio tha se nëse nuk do të ishte Afrika, Franca do të renditej e 15-ta në mesin e ekonomive botërore, e jo në mesin e gjashtë të parave.

Italia dhe Franca janë ndeshur edhe më parë për çështje të lidhura me migrimin.

Italia është destinacion për mijëra njerëz që kërkojnë një jetë të re në Evropë.

Vitin e kaluar, Franca e ka kritikuar Italinë për moslejimin e anijeve me migrantë që të ankorohen në brigjet e saj.

Zyrtarët italianë janë përgjigjur duke e akuzuar vetë Francën për refuzimin e pranimit të migrantëve.

Mbi 4,200 migrantë raportohet se kanë kaluar në Evropë në 16 ditët e para të vitit 2019. /rel