Katër figurat e LSDM që po testohen për kandidaturën për president

Në LSDM gjatë kësaj jave do të fillojë debati lidhur me kandidaturat për zgjedhjet presidenciale. Lideri i kësaj partie po shqyrton mundësinë që kandidatura për president të vjen nga radhët e krerëve të LSDM.

Marketing

Janë katër emra që do të shqyrtohen si kandidatura të mundshme: Radmilla Sheqerinska, Oliver Spasovski, Stevo Pendarovski dhe ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov që nuk është pjesë e kësaj partie, shkruan Nezavisen.

“Këtë javë do të ketë bisedime serioze në kuadër të partisë sonë dhe koalicionit rreth asaj se a do të shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe se a do të jetë kandidati jonë për president”, theksoi zëvendëskryetarja e LSDM, Radmilla Sheqerinska. Në këtë parti tashmë ka zëra që të shkohet në zgjedhje të parakohshme, por kryeministri Zoran Zaev tha se vendimi do të jetë nga fundi i javës, kur do të ketë mbledhje të organeve partiake. Ndërkohë, BDI si partia e dytë e koalicionit është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.