Vajza me origjinë nga Ballkani fiton 250 mijë euro në “Kush dëshiron të bëhet milioner?”

Michaela Barisiç, prindërit e së cilës kanë origjinën nga Ballkani, nga Kroacia, në spektaklin e njohur në Gjermani ka fituar 250,000 euro.

Marketing

Kjo pasi që, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo vajza u përgjigj pikërisht në 13 nga 15 pyetjet e mundshme në shfaqjen “Kush dëshiron të bëhet milioner?”.

Siç thuhet tutje, ajo hoqi dorë në pyetjen për 750,000 euro.

Michaela menjëherë, pasi fitoi këtë shumë të parave fitoi zemrat e audiencës në përgjigjen se çfarë të bëjë me paratë, duke thënë se do të ndihmojë prindërit e saj.

Michaela ka thënë se ka përcjellë “Milionerin” për 20 vjet, dhe ajo gjithmonë pëlqente të qëllonte përgjigjet.

“Prindërit vazhdimisht më thoshin që të aplikoja. Kjo ishte hera e parë që e mora seriozisht”, ka rrëfyer Michaela.

Ajo zbuloi gjithashtu procedurën e pjesëmarrjes – fillimisht paraqitesh online, përgjigjesh në një sërë pyetjesh dhe dërgoni fotot, dhe pastaj ju thërrasin.

Për befasi ajo thotë se nuk ishte nervoze.

“Mendova, nëse marr diçka, super – nëse jo, nuk ka gjë”, thotë Michael, e cila në spektakël ishte e shoqëruar nga nëna e saj Vera.

“Dua të blej një apartament me pesë dhoma gjumi me një kuzhinë të madhe”, ka thënë ndër tjerash Michaela Barishiç.