Pas stërvitjeve një javore në Tetovë, kampioni aktual i Maqedonisë në futboll, Shkëndija u nis për në Antali, ku do të kryejë pjesën kryesore të përgatitjeve dimërore në prag të vazhdimit të kampionatit vendor të futbollit.
Ekspedita e skuadrës tetovare ishte e plotë , pasi që mesin e futbollistëve ishin Besart Ibraimi dhe përforcimet e fundit Agim Ibraimi e Zeni Husmani.
Në këto përgatitje, Shkëndija do të zhvillojë edhe disa ndeshje kontrolluese, ndërsa ajo e para është më 28 janar, përball ekipit të Lokomotiv Plovdivit.