Komisioni i mbrojtjes dhe i punëve të jashtme të Parlamentit grek miratoi me shumicë votash të martën pasdite Marrëveshjen e Prespës për ndryshimin e emrit të nënshkruar në pranverë e këtij viti mes Athinës dhe Shkupit.
Diskutimi dhe analiza e projektligjit që ratifikoi marrëveshjen e Prespes filloi dje pasdite. Gjithsej folën 38 deputetë , së bashku me raportuesit e partive dhe ata që iu përgjigjën pyetjeve.
Një raport përfundimtar pritet të paraqitet në parlament nga ky komision, duke rekomanduar ratifikimin final të marrëveshjes. Ndërsa debati kryesor në seancë plenare do të fillojë të mërkurën në mëngjes.