Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, dy ditë para ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në parlamentin grek, i drejtohet qytetarëve me videoklip të ri të publikuar në profilin e tij në facebook.
Në klipin e titulluar “Erdhi koha të kuptohet e vërteta”, Cipras shpjegon fakte të reja të Marrëveshjes për emrin. Midis tjerash, thuhet se Greqia ktheu historinë, ndërkaq pranoi vetëm shtetësinë e jo kombësinë e popullit maqedonas.
“Kthejmë historinë tonë. Me këtë është arritur edhe pozicionimi ynë 25 vjeçar për emër me përcaktim gjeografik dhe “erga omnes”. Fqinjët tanë ndajnë identitetin e tyre, duke pranuar se gjuha e tyre është sllovene dhe se civilizimi i tyre nuk kanë lidhje me trashëgiminë tonë antike.
Me Marrëveshjen e Prespës ne pranojmë shtetësinë dhe jo nacionalitetet që e përbëjnë. Nga librat është larguar irredentizmi, emrat e përmendoreve, infrastrukturës dhe hapësirave publike, ato po ndërrohen”,- thuhet në video.