Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha në Davos se deklarata e kryeministrit Ramush Haradinaj se Prishtina nuk do të heqë taksën mbi mallrat serbe është lajm dhe sinjal i keq jo vetëm për Serbinë, por edhe gjithë rajonin.
Vuçiq, i pyetur nga gazetarët për të komentuar mbi deklaratën se Haradinajt se taksa mbetet në fuqi deri në një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ka thënë se “nuk mund të përgjigjemi ndryshe pos që të vazhdojmë me kërkesën për të shfuqizuar këto taksa.
Kreu i shtetit serb atje do të takohet sot me kancelaren gjermane Angela Merkel në orën 16:00, me të cilin, siç ai vetë bëri të ditur do të diskutojë “në lidhje me kuotat e BE-së për çelik, Kosovën dhe ekonomi”.
Ky do të jetë takimi i tyre i 15-të deri më tani, duke përfshirë edhe kohën kur ai ishte kryeministër, megjithatë Vuçiq thotë se ndihet nervoz.
Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Davos të Zvicrës për të marrë në Forumin Ekonomik.