Osmani: Ligjin për gjuhët e hartoi BDI-ja, por merita kanë të gjithë

Zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, ka deklaruar se Ligjin për gjuhët e ka hartuar BDI-ja dhe sipas tij këtë publikisht e kanë pranuar edhe nga LSDM-ja.
Megjithatë, ai thotë se për miratimin e ligjit në Kuvend, meritorë janë të gjitha partitë që kanë votuar ligjin në fjalë.

Marketing

“Nuk ka ndonjë veprim provokativ nga askush. Ne kemi pasur një mbledhje koordinative të shtunën. Duhet të jemi të sinqertë, Ligjin e kemi përpiluar ne në BDI dhe atë zonja Deskoska e konfirmon publikisht dhe pastaj e kemi dorëzuar tek partitë. Por, meritat i kanë edhe BDI-ja edhe partitë tjera që kanë votuar. Çdo deputetë që ka votuar dy herë ligjin ka meritat e veta, por merita më të mëdha do të kenë ata që tani do të na ndihmojnë në implementimin efikas të ligjit. Nuk shof këtu se ndonjë parti po tenton të merr merita më shumë ose më pak”, tha Osmani.

Një ditë më parë, kryeministri Zoran Zaev në emisionin 200 në Alsat, tha se ligji për përdorimin e gjuhëve nuk është i BDI-se! Është i Zoran Zaevit, i Lëvizjes Besa, i Partisë Turke… i koalicionit”, është shprehur Zaev.

Përgjigjet Osmani: Ligjin për gjuhët e kemi hartuar ne në BDI, meritat i kanë të gjithë ata që e votuan

Përgjigjet Osmani: Ligjin për gjuhët e kemi hartuar ne në BDI, meritat i kanë të gjithë ata që e votuan

Publiée par TV21 sur Mercredi 23 janvier 2019