Sqarime nga Agjencia për Mallrat Rezervë, për makinat e reja

Agjencia e Mallrave Rezervë bleu makinë prej 30 mijë euro për shkak të flotës së vjetër të automjeteve që i kanë. Drejtori i këtij institucioni, Resi Abdurahmani, prokurimin e makinës luksoze “Shkoda Superb Ambishën” e arsyeton me faktin se kur ai është emëruar, ka hasur në Mercedes të vjetër mbi 30 vjet si dhe një Folksvagen Pasat, i cili siç thotë ai, shpesh është prishur. Sipas drejtorit, riparimi dhe mirëmbajtja e tyre iu ka kushtuar, sa një makinë e re. Shkoda që e kanë blerë- shpjegon ai për Alsat – është e qëndrueshme dhe më e rehatshme për udhëtime, sepse Agjencia e Mallrave Rezervë çdo ditë bën kontrolle në të gjithë Maqedoninë dhe shpesh shkon në vizitë të agjencive në rajon.

Marketing

Agjencia ka realizuar prokurime publike duke i respektuar të gjitha procedurat e nevojshme ligjore dhe në këtë rast është përzgjedhur ofertuesi më i përshtatshëm. Ne gjithashtu duam të theksojmë se fondet për prokurim janë planifikuar nga viti 2016 dhe ato janë transferuar në vitin 2017 dhe 2018- njoftojnë nga Agjencia e Mallrave Rezervë.

Dy vitet e fundit nuk është blerë makinë e re, sepse nuk ka pasur oferta në përputhje me kushtet e tenderit. Tani, Agjencia e Mallrave Rezervë zotëron tre automjete nga marka Shkoda. Dy të mëparshmet u blenë nëpërmjet tenderit nga Porshe Maqedonia, ndërsa Shkoda e fundit u ble nga Deluks-Auto. Kompania nga Kumanova, që kishte ofertën më të favorshme për të fituar shpalljen publike të Agjencisë së Mallrave Rezervë vitin e kaluar fitoi disa tenderë ku shteti ka blerë makina. Sipas informacioneve në dispozicion publik të Byrosë së Prokurimit Publik, vitin e kaluar “Deluks – Auto” nga shteti ka arkëtuar mbi 450 mijë euro përmes tenderëve .Rrjeti Ballkanik i Hulumtimeve, BIRN vitin e kaluar, publikoi një hulumtim në të cilën u theksua se Ministria e Brendshme nga Deluks-Auto bleu 45 makina pa tender me vlerë prej një milion euro – donacion i Republikës Çeke. Përveç kësaj, BIRN-i zbuloi se kompania ishte gjetur në listën e donatorëve të LSDM-së, edhe pse pronari i kompanisë mohoi se ka dhënë para në arkën e partisë. Është miratuar vetëm zbritje për mirëmbajtjen e automjeteve partiake me vlerë prej 12 mijë denarëve.