Ish kryeprokurori Marko Zvërlevski e ka vizituar së fundmi godinën e Prokurorisë Themelore Publike. Por këtë herë, për tu marrë në pyetje. Ai ishte i fundin në listën e dëshmitarëve të cilët janë marrë në pyetje për skandalin e fundit me “përgjimin” e telefonisë fikse në Prokurorinë Republikane, lëndë të cilën e hapi kjo prokurori, kur u gjetën dy hard-disqe me biseda të inçizuara të prokurorëve. raporton Shenja.
Lajmin për përgjimin e bisedave në Prokurorinë Themelore e pati kumtuar kryeprokurori aktual Ljubomir Joveski, gjatë një brifingu me gazetarë, në nëntor të vitit të kaluar. Hard-disqet janë pjesë e telefonisë fikse, të blerë në vitin 2013, kur është lëshuar në përdorim ndërtesa e re e Prokurorisë. Në këtë ndërtesë janë të vendosur Prokuroria Republikane Publike dhe Prokuroria Themelore dhe ajo e lartë e Shkupit. Kjo lëndë është ende në fazë parahetimore dhe pothuajse dy muaj ende nuk është vërtetuar se kush i ka përgjuar prokurorët. Deri tani janë pyetur 20 dëshmitarë, të punësuar të tanishëm dhe ish të punësuar në Prokurori, të cilët kanë pasur çfarëdo lloj kontakti me specifikimet teknike për formimin e kushteve të tenderit, nënshkrimin e tij, realizimin e procedurës dhe mirëmbajtjen e telefonisë fikse. Zvërlevski ka qenë dëshmitari i fundit që u mor në pyetje, sepse ai ka qenë në pozitën e kryeprokurorit në kohën kur ka qenë i instaluar sistemi, por deri tani as ai dhe asnjë tjetër, që ka qenë i thurrur si dëshmitarë, nuk janë të dyshuar.