Lideri i Venezuelës, Nicolas Maduro, i është kundërpërgjigjur sfidës së Presidentit së SHBA-së i cili njohu udhëheqësin e opozitës Juan Guaido, si President të përkohshëm.
Maduro tha se Venezuela do të ndërpriste marrëdhëniet me SHBA dhe u dha diplomatëve 72 orë kohë për t’u larguar.
Por SHBA-të thanë se “ish-Presidenti Maduro” nuk kishte më autoritet.
Z. Guaido dhe SHBA i kanë kërkuar ushtrisë të braktisë Z. Maduro, por në vend të kësaj Ministri i Mbrojtjes dënoi z. Guaido.
Shtatë vende të Amerikës së Jugut, duke përfshirë Brazilin, Kolumbinë dhe Perusin, kanë ndjekur SHBA-në duke mbështetur z. Guaido si Presidentin legjitim.
Kanadaja po e mbështet atë, ndërsa BE bëri thirrje për zgjedhje të reja.
Megjithatë, Meksika, Bolivia dhe Kuba kanë shprehur mbështetjen për Z. Maduro.
Ngjarjet dramatike të së mërkurës u zhvilluan në mes të protestave masive kundër presidentit Nicolás Maduro.
Ai betua për një mandat të dytë në fillim të janarit, pas zgjedhjeve që u cilësuan si të turpshme nga shumica e komunitetit ndërkombëtar.
Por, Venezuela ka disa vite që ndodhet në “rënie të lirë” ekonomike, që kur drejtimin e vendit e mori Maduro, pas vdekjes së Hugo Chavez.
Hiperinflacioni dhe mungesat e ushqimeve të shportës bazë, por edhe mjeteve të tjera të domosdoshme, kanë detyruar miliona venezuelianë të ikin nga vendi.