Kryeministri Zoran Zaev i cili merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, sot duhet që të realizojë një takim me eurokomesarin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Jonanes Han, njoftoi pres shërbimi qeveritar.
Në delegacionin e kryesuar nga kryeministri Zaev janë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë së RM-së, Koço Angjueshev dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, Zaevi në Forumin në Davos, në të cilin edhe sivjet marrin pjesë shefa të shteteve dhe qeverive, pjesëmarrës të tjerë shtetërorë, si dhe liderë të kompanive më të mëdha në botë, do të realizojë shumë takime pune dhe takime dypalëshe me investues potencialë, liderë të biznesit dhe bashkëpunëtorë.