Majlinda Kelmendi e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin 2019. Kampionia jonë Olimpike fitoi medaljen e artë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Kelmendi mposhti në finale izraeliten, Gili Cohen, kategoria deri në 52 kilogram.Në përgjithësi, Majlinda shënoi katër fitore dhe të gjitha me ippon. Në luftën e parë mundi gjeorgjianen, Tetiana Levytska Shukvani, në çerekfinale mposhti zviceranen, Fabienne Kocher, ndërsa në gjysmëfinale rumunen, Andrea Chitu.
Me medaljen e artë ajo shtoi në llogarinë e saj edhe 700 pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.
Nesër në Tel Aviv, garon Loriana Kuka, në kategorinë deri në 78 kilogramë.