E rrallë: 80-vjeçari i krishterë që ua mëson fëmijëve leximin e Kur’anit (VIDEO)

Një egjiptian i krishterë i cili ua mëson fëmijëve myslimanë leximin e Kur’anit, ka fituar dashurinë e njerëzve në të gjithë botën arabe dhe më gjerë, pasi historia e tij u shpërnda nga një numër mediash dhe rrjete sociale.

Marketing

Ayad Shaker Hanna, i ka ndihmuar fëmijët myslimanë në fshatin e tij Akoris për të mësuar Kur’anin përmendësh për dekada të tëra, njofton Al Jazeera.

80-vjeçari ka një klasë të vogël në shtëpinë e tij për mësimin e aftësive shumëllojshme, duke përfshirë këtu edhe leximin dhe shkrimin. Ai thuhet se është personi i parë që ka mësuar të lexojë në Akoris, pjesë kjo e provincës Minya të Egjiptit të Epërm.

“Ne nuk bëjmë dallim në mes myslimanëve dhe krishterëve. Të krishterët pasojnë Krishtin dhe muslimanët pasojnë profetin Muhamed”, thotë ai.

“Por, kur vjen puna te dhënia e marrja dhe nevojat… është dashuria ajo që ne kemi ndarë në këtë fshat për një kohë të gjatë”.

Imami lokal mysliman thotë se: “Për një kohë të gjatë ju kemi thënë fëmijëve tanë që të shkojnë te mësues Ayedi, pasi është provuar se si si njeri kultivon parimet dhe i edukon drejt fëmijët”.

Ayad e pranon se ai ndihet i afërt me Zotin kur lexon Kur’anin, të cilin ai e ka mësuar në shkollë, sepse siç thotë përmban mesazhe dashurie dhe mëshire.