50 persona kanë vdekur nga vërshimet që kanë përfshirë krahinën jugore Sulawesi në Indoezi.
Autoritetet kanë njoftuar se dhjetëra të tjerë janë zhdukur, shkruan AlJazeera.
Në anën tjetër mbi tre mijë e 400 veta janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, pas reshjeve të dendura dhe erërave të fuqishme që kanë goditur rajonin gjatë së mërkurës.
“Kurrë s’kam parë diçka kaq të keqe”, ka thënë Syamisbar nga Agjencia e Katastrofave.
Të enjten numri i të vdekurve ka qenë 30, ndër sa sot deri tash, shifra është dyfishuar.