Vuçiq në Davos: Qëllimi ynë është lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë në Forumin Ekonomik Global që po mbahet në Davos se politikë e tyre është hapja e kufijve për lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit.

Marketing

“Synim yni është që kufijtë të jenë të hapur për secilin, sepse në këtë mënyrë do të mundësohet lëvizja e lirë e të mirave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve”, ka thënë Vuçiq për TV Pink.

Ai ka treguar se një përfaqësues i Bankës Botërore ka prezantuar disa të dhëna në Davos ku është shfaqur se në Ballkan vagonët e mallrave kanë humbur tre mijë vjet kohë duke pritur nëpër kufij.