Ambasadori Dedaj takon kryetarin e Komunës së Tearcës-bisedohet për hapjen e terminalit doganor në Jazhinc

Ambasadori i Republikës së Kosovës, në Maqedoni Gjegj Dedaj, në shoqërim me Agim Krasniqi-Ministër Këshilltarë në ambasadë dje vizitoi Komunën e Tearcës.

Marketing

U diskutuan çështje me interes të përbashkët, si arsimi, bashkëpunimi ndërkufitarë, raportet ndëfqinjësore.

Ambasadori Dedaj, theksoi rolin e fuqishëm të pushtetit lokal në realizimin e aspiratave qytetare, me theks të veçantë raportet ndërnacionale si dhe aspiratat e Maqedonisë në kyçjen e familjes së madhe europiane.

Kryetari Isen Asani, potencoi nevojën e hapjes së terminalit doganor në pikën kufitare në Jazhincë si dhe rritjen e bashkëpunimit me komunat e Republikës së Kosovës-me theks të veçantë binjakëzimin e shkollave të të dy vendeve.