Fërçkoski: VMRO do të shkilet në këto zgjedhje

Profesori universitar, Lubomir Fërçkoski në një intervistë për 1tv ka parashikuar humbje të thellë të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet presidenciale. Sipas tij kjo do të ishte shumë mirë për ata, sepse përfundimisht do të ikte ekipi i Mickoskit dhe partia do të vihej në normalitet.

Marketing

“VMRO-DPMNE do të shkilet në këto zgjedhje. Dhe kjo është gjëja më e mirë që do të mund të iu ndodhë sepse kjo do të thotë fund për këtë ekip të Mickoskit dhe shpresoj se kjo parti përfundimisht do të reformohet dhe do të bëhet parti normale djathtiste, kjo do të jetë shumë me rëndësi për vendin”, ka theksuar Fërçkoski për 1tv.